Home > Uncategorized > Petritsch: Kosova ta zgjidhë vetë çështjen me presidentin

Petritsch: Kosova ta zgjidhë vetë çështjen me presidentin

///
Comments are Off

Ish-përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petritsch tha se mosnjohja nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe bllokadat e brendshme po e dëmtojnë seriozisht rrugën e vendit drejt integrimit evropian.

Ai në një intervistë për  Rtv21 theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet vendore, të cilat duhet të adresojnë çështjet e hapura dhe të gjejnë zgjidhje pragmatike për të siguruar përparim politik, ekonomik dhe shoqëror.

Petritsch tha mes tjerash se Kosova duhet t’i zgjidhë vetë çështjet e brendshme politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri.

“Le ta shohim se çfarë do të vendos Gjykata Kushtetuese. Dhe duhet të niseni prej aty: a do të ketë zgjedhje të reja, që nuk janë të mirëseardhura, apo do të ketë zgjidhje në Parlament me qëllim që të përzgjedhet dhe zgjedhet një president i ri për Kosovën. Mendoj se këto janë çështje të cilat bashkësia ndërkombetarë ose evropianët nuk mund t’i zgjidhin për Kosovën” deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

 

 

Verified by MonsterInsights