Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Kuman të Fierir, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten, e më pas veten.
Viktimat janë Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç (autori) dhe Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe (bashkëshortja), transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë rast të rëndë, Linda Pano në emisionin “Kosova Today” deklaroi se i dyshuari kryesor kishte nevojë për ndihmë për probleme mendore.
Teksa e njëjta shtoi se sherr mes çiftit të martuar, dyshohet të ketë qenë djali që ka banuar me prindërit.
“Ai luante bixhoz, çka çoi në konflikt mes çiftit. Unë po them që varësia ndaj pijes dhe bixhozit, shkatërron”, tha ajo në Klan Kosova.


