Home > Uncategorized > Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

///
Comments are Off

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili deri më tani ka qenë në kërkim.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se i dyshuari është dorëzuar në stacion i shoqëruar nga avokati i tij sot  rreth orës 19:30.

“I njëjti dyshohet për vepra penale që lidhen me shitjen dhe posedimin e lëndëve narkotike. Menjëherë është njoftuar Njësia e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, e cila, në konsultim me prokurorin, do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme ligjore”, njoftoi Bytyqi.

Fazli Nrecaj ishte në arrati që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

I njëjti është i dyshuar në rastin e 500 kilogramëve narkotikë, konkretisht veprat penale “kultivimin e bimëve narkotike, blerjen, posedimin dhe shitjen e paautorizuar të substancave psikotrope”, si dhe “mbajtjen e paautorizuar të armëve”. /Klankosova.tv

I kërkuar për drogë, dyshohet se lëviz i armatosur – policia po punon intensivisht për ta kapur Fazli Nrecajn

Verified by MonsterInsights