Home > Uncategorized > Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

///
Comments are Off

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në ambientet e një hoteli në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:10 është konstatuar i pajetë shtetasi me iniciale G. P., rreth 81 vjeç, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Verified by MonsterInsights