Një person është arrestuar mesnatën e së premtes pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht prindin e tij.
Incidenti ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht prindin e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, transmeton Klankosova.tv.


