Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Rama Ago, ka ndarë një nga periudhat më të vështira të jetës së saj – humbjen e nënës, një dhimbje që, sipas saj, ndryshon gjithçka.
Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, ajo rrëfeu me shumë emocion se largimi i nënës lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në jetën e çdo fëmije.
“Kur vdes nana, shuhen krejt ëndrrat. Vdes edhe një pjesë tek fëmijët”, u shpreh ajo mes lotësh, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë, gazetarja tregoi se forcën për të vazhduar përpara e ka gjetur tek dy fëmijët e saj.
Sipas saj, ata kanë nevojë për një nënë të fortë dhe plot energji, gjë që e motivon çdo ditë të përballet me dhimbjen dhe të ecë përpara.


