Home > Lajme > Parandalohet sulm me bombë në Paris, tre persona në pranga

Parandalohet sulm me bombë në Paris, tre persona në pranga

///
Comments are Off

Autoritetet franceze kanë arrestuar tre persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi me bombë në Paris, pranë një ndërtese të “Bank of America”.

Sipas raportimeve, një nga të dyshuarit u kap në vendngjarje teksa kishte vendosur një pajisje të improvizuar që përmbante lëndë të dyshuar si karburant dhe një mekanizëm ndezjeje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, jo shumë larg zonës së njohur Champs-Élysées, ndërsa më pas janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të lidhur me rastin.

Ministri i Brendshëm i Francës ka deklaruar se rasti mund të ketë lidhje me tensionet ndërkombëtare, duke përmendur mundësinë e përfshirjes së grupeve të lidhura me konfliktet në Lindjen e Mesme. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në zhvillim.

Verified by MonsterInsights