Home > Uncategorized > S’i zgjat as Tudorit te Tottenhami, shkarkohet

S’i zgjat as Tudorit te Tottenhami, shkarkohet

///
Comments are Off

Tottenham Hotspurs ka njoftuar se e ka shkarkuar edhe trajnerin e përkohshëm, Igor Tudor.

“Mund të konfirmojmë se është rënë dakord reciprokisht që kryetrajneri Igor Tudor të largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në komunikatën e Spurs-ave.

“Tomislav Rogiq dhe Riccardo Ragnacci gjithashtu kanë lënë rolet e tyre përkatëse si trajner portierësh dhe trajner fizik”.

Klubi ka falënderuar ekipin e Tudorit për punën e tyre në gjashtë javët e fundit, dhe po ashtu e ngushëlluan Tudorin për humbjen e babait.

Verified by MonsterInsights