Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka thënë Arabisë Saudite se është “koha e duhur për të larguar forcat amerikane”.
Në një postim në X, Araghchi thotë se Irani e respekton Arabinë Saudite dhe e konsideron atë “një komb vëllazëror”, raporton BBC.
“Operacionet e Iranit synojnë agresorët armiq që nuk kanë respekt për arabët apo iranianët”, ka thënë ai.





