Ndeshja e basketbollit Teuta-Besëlidhja ka përfunduar me një sherr masiv mbrëmjen e së dielës, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.
Siç raporton Top Channel, gjatë ndeshjes së basketbollit mes dy ekipeve, paraprakisht mësohet se njëri nga lojtarët e Teutës ka provokuar kundërshtarët përmes një gjesti dhe aq ka mjaftuar për të nxitur konfliktin mes dy skuadrave, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në raportimet e mediave në Shqipëri, në sherr janë përfshirë dhe tifozë, ndërsa shpejt kanë ndërhyrë forcat e policisë.
Ato i kanë dhënë fund sherrit dhe kanë shoqëruar në komisariat disa prej personave të përfshirë në konflikt.
Nuk ka ende një njoftim nga policia e Durrësit, por as nga klubet sportive përkatëse, apo FSHB lidhur me ngjarjen.


