KB Peja ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri për pjesën e mbetur të sezonit, duke i besuar drejtimin e skuadrës 49-vjeçarit grek, Michalis Kakiouzis.
Kakiouzis, një emër i njohur në basketbollin evropian, vjen me përvojë të konsiderueshme si trajner, pasi ka punuar në disa shtete, përfshirë Greqinë, Rumaninë dhe Qipron.
Ai së fundmi ishte pjesë edhe e Superligës së Kosovës, çka e bën njohës të mirë të kampionatit vendor.
Drejtuesit e klubit pejan kanë vendosur për këtë ndryshim në një moment kyç të sezonit, me synimin që skuadra të arrijë objektivat në fazën vendimtare të garave.
Nga klubi kanë uruar mirëseardhje trajnerin e ri, duke shprehur besimin se përvoja dhe profesionalizmi i tij do të ndikojnë pozitivisht në rezultatet e ekipit në vazhdim të sezonit.


