Home > Lajme > Muriqi: Fati nuk e deshi të jemi në Amerikë, më dhimbset gjithë ekipi

Muriqi: Fati nuk e deshi të jemi në Amerikë, më dhimbset gjithë ekipi

///
Comments are Off

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka reaguar pas eliminimit të Kosovës nga Turqia, duke shprehur zhgënjimin që skuadra nuk arriti të sigurojë kualifikimin historik për Kupën e Botës 2026 në SHBA.

Muriqi theksoi se ekipi luftoi deri në fund dhe tregoi karakter gjatë gjithë kampanjës, pavarësisht fillimit të vështirë në kualifikime. Ai u shpreh krenar për bashkëlojtarët dhe për përkushtimin që treguan gjatë gjithë rrugëtimit drejt play-off-it.

“Do të kisha dëshirë ta udhëheq ekipin në Amerikë, por fati nuk e deshi. Më dhimbset gjithë ekipi dhe gjithë shteti për përkrahjen e madhe që kemi marrë”, deklaroi Muriqi pas ndeshjes.

Kosova u eliminua pas humbjes minimale 1-0 ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke humbur mundësinë për t’u kualifikuar për herë të parë në histori në një Kampionat Botëror.

Megjithatë, kapiteni i Dardanëve u shpreh optimist për të ardhmen, duke theksuar se beson që Kosova do të arrijë kualifikimin në një kompeticion të madh në vitet e ardhshme.

Verified by MonsterInsights