Home > Uncategorized > Mustafa: Fatkeqësi që VV-ja nuk e përkrahu kërkesën që Murati të raportonte për çështjet me urgjencë

Mustafa: Fatkeqësi që VV-ja nuk e përkrahu kërkesën që Murati të raportonte për çështjet me urgjencë

///
Comments are Off

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së Komisionit për Buxhet.

Para mediave, Mustafa tha se është fatkeqësi që pikat e propozuara nga ai nuk u shtuan në rend dite në këtë komision.

Ai deklaroi se propozoi disa pika që janë për t’u trajtuar me urgjencë dhe njëra prej tyre është rritja e çmimit të derivateve të naftës dhe energjisë elektrike.

“Prandaj, si deputet, anëtar i këtij komisioni dhe si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komision të përhershëm, por edhe në këtë mbledhje të veçantë, propozova ose, fillimisht, vlerësova dhe konstatova që mungonin disa pika që ishin të trajtuara urgjentisht në këtë gjendje socio-ekonomike në vendin tonë. Propozova që të përfshihej pika e parë që bënte me çështjen e rritjes së çmimeve të derivateve dhe të energjisë, si dhe reflektimit zinxhir të këtyre çmimeve në të gjitha produktet e shërbimet tjera si transporti, ushqimi, inputet bujqësore dhe çdo aspekt i jetës dhe buxhetit të çdo qytetari të Kosovës. Kërkova që Ministri i Financave në këtë takim të raportonte rreth çështjes së pagës së 13-të të punëtorëve të RTK-së. Gazetarët e RTK-së nuk kanë pranuar pagën e 13-të dhe desha të dëgjoj nga ministri pse po ndodh një gjë e tillë dhe a ka plane për ta kompensuar”, tha ai para mediave transmeton Klankosova.tv.

Mustafa theksoi se ka kërkuar raportim nga ministri Murati edhe për pagën e 13-të e që sektorii i shëndetësisë nuk e ka marrë.

“Në media kemi parë të raportohet se një sektor i shëndetësisë nuk ka pranuar pagën e 13-të, qoftë në tërësi apo pjesërisht. Kërkova nga ministri të raportojë nëse kjo qëndron dhe si planifikon Ministria e Financave të përmirësojë këtë lëshim në pagesën e pagës së 13-të. Është fatkeqësi që deputetët e shumicës nuk e kanë përkrahur këtë propozim që Ministri i Financave të raportojë se çfarë po bëjnë tani për të mbrojtur dhe përkrahur qytetarët nga rritja e çmimeve në çdo fushë të jetës. Të paktën një raportim se çfarë po bëjnë apo çfarë planifikojnë të bëjnë”, tha Mustafa.

Deputeti i LDK-së shtoi se bashkë me deputetët e tjerë të kësaj partie kanë kërkuar që të premten të mbahet seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutohen këto çështje.

“Në rrjedhë dhe në vazhdimësi të kësaj, deputetët e LDK-së kemi kërkuar që këtë të premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutojmë saktësisht për këtë temë. Shpresojmë se do të kemi prezentë edhe përfaqësuesit e qeverisë për të diskutuar saktësisht se çfarë po bën Qeveria e Kosovës për të mbrojtur dhe përkrahur qytetarët nga rritja e çmimeve”, tha Mustafa.

Verified by MonsterInsights