Home > Uncategorized > Kryeministri i Armenisë vendos Putinin në siklet, fillon t’i jep leksione si të veproj

Kryeministri i Armenisë vendos Putinin në siklet, fillon t’i jep leksione si të veproj

///
Comments are Off

Presidenti rus, Vladimir Putin, u përfshi në një situatë të sikletshme gjatë një takimi zyrtar në Kremlin, pasi kryeministri armen, Nikol Pashinyan, foli hapur për rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe qasjes së pakufizuar në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, Pashinyan theksoi se Armenia është një shtet demokratik, ku zgjedhjet zhvillohen rregullisht dhe me pjesëmarrje aktive të qytetarëve.

Sipas pamjeve të publikuara, Putin dukej i sikletosur, duke shikuar poshtë, lëvizur këmbët dhe prekur nervozisht duart gjatë deklaratave të homologut të tij, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket proceseve tona politike të brendshme, Armenia është një vend demokratik. Tek ne zgjedhjet zhvillohen rregullisht dhe qytetarët votojnë lirshëm për ose kundër opsioneve politike”, tha Pashinyan. Ai shtoi se qytetarët ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhjen e pushtetit përmes zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se kjo është themeli i sistemit politik në vendin e tij.

Kryeministri armen gjithashtu foli për lirinë e internetit, duke e cilësuar atë plotësisht të pakufizuar në Armeni.

 

Verified by MonsterInsights