Detaje të reja kanë dalë lidhur me një objekt në rrugën “Ardhmëria” në Prishtinë e cila u përfshi nga zjarri pas mesnatën e së shtunës.
Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, bëri të ditur se në objekt banonte një person i moshuar mbi 70 vjeç, me inicialet R.B., i cili ka arritur të dalë pa lëndime, pasi fillimisht ka vërejtur zjarrin dhe ka kërkuar ndihmë.
Banorët e zonës kanë reaguar menjëherë duke njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë në vendngjarje.
Por, për shkak të përhapjes së flakëve, ekipet emergjente janë angazhuar për pothuajse 3 orë për ta vënë situatën nën kontroll.
Ndiqni detajet e plota, në videon e mëposhtme:


