Home > Uncategorized > Ekonomisti Mustafa: Qeveria me qasje dekurajuese ndaj qytetarëve (VIDEO)

Ekonomisti Mustafa: Qeveria me qasje dekurajuese ndaj qytetarëve (VIDEO)

///
Comments are Off

Ekonomisti Bashkim Mustafa ka kritikuar Qeverinë për qëndrimin e tyre kundër uljes së akcizës dhe heqjes së TVSh-së për naftën.

 “Nuk është hera e parë që Qeveria nuk është e përgjegjshme ndaj qytetarëve të vendit, votuesve dhe të gjithëve në nivel të vendit”, tha Mustafa mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Sipas tij, Qeveria nuk po i kushton vëmendje zhvillimit ekonomik apo bashkëpunimit me qytetarët, por po fokusohet kryesisht në rritjen e buxhetit dhe në interesat e saj të brendshme.

“Kjo po dëshmohet dhe u dëshmua edhe në ditët e sotme që nuk po e sheh ekonominë apo partneritetin me qytetarët e vendit, por po e sheh vetëm mbushjen e buxhetit dhe interesat e tyre personale dhe interesat e tyre qeveritare”.

“Gjithsesi se të drejtë në këtë rast kishte opozita, me plot të drejtë e bëri debatin në formë të argumentuar, në formë profesionale dhe patjetër që do të duhej të kalonte ligji për uljen e akcizës dhe TVSh-së, por fatkeqësisht nuk gjeti mbështetje dhe nuk kam pritur të gjejë mbështetje nga Qeveria e cila ka një mendësi staliniste dhe leniniste, dhe qasja e tyre është dekurajuese për qytetarët e vendit të cilët me çdo kusht tentojnë t’i varfërojnë dhe në anën tjetër t’u japin lëmosha dhe t’u thonë ‘faleminderit”, tha Mustafa. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights