Home > Uncategorized > Azemi, Qeverisë: Për punëtorët e sektorit privat iu bie ndërmend veç kur vjen era zgjedhje (VIDEO)

Azemi, Qeverisë: Për punëtorët e sektorit privat iu bie ndërmend veç kur vjen era zgjedhje (VIDEO)

///
Comments are Off

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka kritikuar Qeverinë për lënien anash të punëtorëve, sidomos pas ndarjes së pagës së 13-të për ata të sektorit publik.

Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës morën katër mijë euro pa punuar fare.

“Punëtorët e sektorit privat edhe tani kur po flasim marrin një pagë 292 euro, apo edhe më pak”, deklaroi Azemi në Klan Kosova.

Ai përmendi edhe zotimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për ndarjen e 200 milionë euro, për çka tha se punëtorët e sektorit privat përfitojnë shumë pak, atëherë kur “vjen era zgjedhje”.

“Sikur të mos ishte ndjerë era zgjedhje nuk do të ishte bërë edhe kjo ngjarje”, u shpreh Azemi në “Fol me Arin”.

Verified by MonsterInsights