Home > Uncategorized > Sejdiu: Me PDK-në çështja e Presidentit zgjidhet për 5 minuta (VIDEO)

Sejdiu: Me PDK-në çështja e Presidentit zgjidhet për 5 minuta (VIDEO)

///
Comments are Off

“5 minuta punë”.

Kaq duhet për ta gjetur zgjidhjen rreth çështjes së Presidentit sipas analistit Dardan Sejdiut.

Ai mbrëmë në Rubikon të Klan Kosovës shpjegoi se nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i interesuar të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, kryhet kjo.

“Problemi i presidentit është inekzistent. Problemin e presidentit e krijon ky, e sajon ky e mirëmban. Nëse ke thënë sot që me LDK-në s’bëhet kjo punë me Bedri Hamzën, me PDK-në kryhet kjo punë”, deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.

Gjatë ditës së djeshme, lideri i VV-së pati një takim me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, ku diskutoi rreth temës së presidentit, për të cilin u shpreh optimist se do të gjendet një zgjidhje brenda afatit të mbetur.

Po ashtu tha se shpreson ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.

Verified by MonsterInsights