Nol Nushi nga PSD tha në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se fajin kryesor për ngëçin politik në vend e ka partia në pushtet.
Nushi kritikoi edhe opozitën duke thënë se po tregohen konstruktiv duke normalizuar atë që kanë kritikuar vet ata, kryeministrin Kurti të cilin e kanë cilësuar si ‘autoritar’, raporton KlanKosova.tv.
“Është kjo opozitë që e quan Kurtin autoritar, por është e njëjta opozitë që pas cikleve zgjedhore e ka normalizuar këtë ‘lider autoritar’ duke shkuar në takime dhe duke u sjell konstruktivisht me të. Fajtori kryesor i situatës së përgjithshme është partia LVV me liderin Kurti i cili vazhdimisht e ka metodë qeverisje tensionin dhe situatat e jashtëzakonshme”, tha ai.





