Home > Uncategorized > “Është shumë i mençur, di shumë, shumë”, Erzina nuk kursen lëvdatat për MC Kreshën (VIDEO)

“Është shumë i mençur, di shumë, shumë”, Erzina nuk kursen lëvdatat për MC Kreshën (VIDEO)

///
Comments are Off

Gruaja e reperit të mirënjohur MC Kresha, Erzina, ka qenë e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia me artistin.

Në një bisedë tejet të sinqertë, ajo pranoi se në fillim ishte e shokuar dhe e kishte të vështirë ta kuptonte stilin e komunikimit të reperit.

Përpos vështirësive të para në komunikim, Erzina zbuloi se Kresha arriti ta fitonte zemrën e saj përmes sjelljes dhe talentit të tij në kuzhinë, derisa nuk kurseu lëvdatat për mençurinë e tij, shkruan Klankosova.tv

“Për herë të parë nuk e mersha vesh as çka është tu thanë. Isha e shokuar, në momentin e parë nuk e kam vlerësu mendjen e tij, ma shumë jam kanë nervoz, ma shumë kam mendu që është një këngëtar që e adhuroj. Masanej është sjell mirë, më ka bo ushqim.

“Është shumë i mençur, di shumë, kur më ka fol në fillim thosha “Unë kurrgjë s’po disha”, di shumë, por tani “di shumë, shumë” dhe thua kjo është anormale”, tha Erzina.

Verified by MonsterInsights