Home > Uncategorized > Republika Demokratike e Kongos pranon grupin e parë të të dëbuarve nga ShBA

Republika Demokratike e Kongos pranon grupin e parë të të dëbuarve nga ShBA

///
Comments are Off

Pesëmbëdhjetë persona të deportuar nga ShBA-ja, të cilët thuhet se janë nga Amerika e Jugut, kanë mbërritur në Republikën Demokratike të Kongos.

 

Ky është grupi i parë nga një numër i panjohur njerëzish që ShBA-ja ka dëbuar, të cilët RD e Kongos kishte rënë dakord t’i pranontem shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. 

 

Qeveria në Kinshasa ka theksuar se qëndrimi i tyre në vend është vetëm i përkohshëm dhe se Uashingtoni po financon “pritjen, mbështetjen dhe kujdesin e tyre”.

 

ShBA-ja tashmë i ka dërguar të dëbuarit në disa vende të tjera afrikane, përfshirë Ganën, Sudanin e Jugut dhe Eswatini-n, si pjesë e masave të ashpra kundër imigracionit.

Verified by MonsterInsights