Bayern Munich ka siguruar matematikisht titullin e kampionit në Bundesliga.
Bavarezët arkëtuan pikë të plota në duelin ndaj Stuttgart duke fituar në shtëpi me rezultat 4-2, raporton KlanKosova.tv.
Për vendasit realizuan Guerreiro, Jackson, Davies dhe Kane, teksa për mysafirët realizatorët ishin: Fuhrich dhe Andres.
Bayern Munich synon edhe Champions League aty ku në gjysmëfinale do të përballet me gjigantin francez, PSG./KlanKosova.tv.






