Home > Uncategorized > Golashënuesi më i mirë i Mallorcas, Muriqi: Nuk e kam paramenduar (VIDEO)

Golashënuesi më i mirë i Mallorcas, Muriqi: Nuk e kam paramenduar (VIDEO)

///
Comments are Off

Sulmuesi i Kosovës dhe Mallorcas Vedat Muriqi, ka dhënë një intervistë ekskluzive në Klan Kosova.

Javën e kaluar, ai arriti një sukses të madh në karrierë duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas në La liga duke e tejkaluar edhe një futbollist të madh si Samuel Eto’o.

“Po, ka qenë diçka që as se kam parashikuar e as se kam paramenduar. Por, me kalimin e kohës, duke luajtur, duke luftuar për ekipin për Mallorcan fillova edhe të shënoj edhe gola edhe kur shifrat u afruan, mu duk goxha e vërtetë kjo dhe që mund ta arrijë dhe ja ku jemi sot Arlind që munda ta kalojë një superlojtar si Samuel Eto’o”, deklaroi Muriqi në Klan Kosova.

“Jam shumë i lumtur, po shpresoj të vazhdojë në rrugën e tij”, theksoi ai.

Aktualisht sulmuesi i “Dardanëve” këtë edicion i ka realizuar 21 gola në ligën spanjolle dhe është në garë të ngushtë me Kylian Mbappen e Real Madridit i cili ka 23 gola.

Derisa në total, “Pirati” deri më tani i ka 55 gola.

Verified by MonsterInsights