Suela Kocibellinj e ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka komentuar lidhur me shtetaset iraniane që u afroheshin fëmijëve në Shqipëri gjë që ngriti shqetësim shoqëror.
Kocibellinj tha se kjo situatë solli alert te prindërit dhe frikë të shtuar, duke vlerësuar reagimin qytetarë lidhur me këtë çështje, raporton KlanKosova.tv.
“Situata në Shqipëri ishte shqetësuese, pati reagim nga prindërit, pati frikë të shtuar dhe pati hezitim për çfarë po ndodhte… Me prononcimin zyrtar nga policia, situata u bë më transparente, dëgjova mbrëmë fjalën e policit në një ekran televiziv i cili u shpreh dhe tha se unë iu garantoi për jetën e fëmijëve që nuk rrezikohet. Besoj që kjo është e domosdoshme të thuhet publikisht dhe pastaj sigurisht me pretendimin që ata kanë marrë të gjitha masat e duhura për ta përmbushur këtë lloj detyrimi që ne i detyrohemi fëmijëve tanë. Kjo nuk do të thotë që prindërit të mos jenë alert, apo edhe reagimi qytetarë të mos jetë alert. Kam vlerësuar jashtë mase që ka pasur reagim qytetarë”, tha ajo.


