Home > Lajme > Pas vizitës së Whitaker në Kosovë, SHBA dhe Kosova vazhdojnë të avancojnë interesat e përbashkëta të sigurisë

Pas vizitës së Whitaker në Kosovë, SHBA dhe Kosova vazhdojnë të avancojnë interesat e përbashkëta të sigurisë

///
Comments are Off

Pas vizitës së ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Kosovës po avancohet në interes të përbashkët të sigurisë. Qëllimi i takimeve ishte thellimi i bashkëpunimit strategjik dhe koordinimi i përpjekjeve për të përballuar sfidat e sigurisë në rajon.

Në komunikimin e Ambasada thuhet se vizita e Whitakerit theksoi kontributet e Kosovës në përpjekjet ndërkombëtare të sigurisë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në për çështje që lidhen me stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e misioneve ndërkombëtare.

Takimet e tij përfshinë bisedime me udhëheqësit e shtetit të Kosovës për çështje të sigurisë, përfshirë edhe diskutime rreth angazhimit të Kosovës në misione paqeruajtëse dhe përpjekje tjera diplomatike. Ambasada theksoi se këtë bashkëpunim e sheh si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe kontributit të Kosovës në paqe dhe siguri globale.

Verified by MonsterInsights