Pas vizitës së ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, në Kosovë, një njoftim i Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova po vazhdojnë të avancojnë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe po forcojnë stabilitetin rajonal.
Në mesazhin e lëshuar në rrjetet sociale, Ambasada tha se vizita e Whitakerit nxori në pah kontributet në rritje të Kosovës në përpjekjet e SHBA-së për të adresuar sfidat globale, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes palëve përmes misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe programeve si Programi i Partneritetit të Gardës Kombëtare me Ajovën.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Whitaker zhvilloi takime me kryeministrin Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu, ku çështjet kryesore të diskutimit ishin siguria në Kosovë dhe në rajon.
Ambasada gjithashtu nënvizoi se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Kosovës ndihmon në rritjen e rolit të vendit në përpjekjet për paqe dhe sigurim global, përfshirë edhe kontributin e Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gaza.




