Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka ngritur shqetësim për rritjen e ndotjes së ajrit në zonën e Obiliqit, duke theksuar se ditëve të fundit është vërejtur nivel i lartë i ndotjes nga tymtarët industrialë.
Sipas vlerësimeve të institucionit, kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në zonat përreth termocentraleve dhe industrisë së rëndë. Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar masa urgjente për uljen e ndotjes, duke theksuar nevojën për monitorim më të rreptë dhe ndërhyrje institucionale.
IKSHPK rikujton se ndotja e ajrit lidhet me rritjen e problemeve shëndetësore, sidomos te grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.





