Home > Uncategorized > Bale vlerëson mosreagimin e Dembeles kur u zëvendësua nga Enrique

Bale vlerëson mosreagimin e Dembeles kur u zëvendësua nga Enrique

///
Comments are Off

Ish-ylli i Real Madridit, Gareth Bale, ka komentuar situatën e zëvendësimit të Dembeles në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të PSG-së ndaj Bayernit, dhe ka vlerësuar mos-reagimin e lojtarit dhe autoritetin e trajnerit.

“Kur pashë momentin kur Luis Enrique e zëvendësoi Ousmane Dembelen në minutën e 66-të të një nate kaq të madhe të Ligës së Kampionëve, mbeta i shokuar, por reagimi i tij më habiti edhe më shumë, ai thjesht u kërkoi shokëve të skuadrës të vazhdonin presionin, shkoi drejt te pankina, i dha dorën trajnerit, pa fjalë, pa reagime, pa dramë, dhe u ul sikur të ishte gjëja më normale në botë”.

“Kjo është arsyeja pse ai po shkëlqen nën drejtimin e Enriques tani. Është përshtatur plotësisht me sistemin, kthehet prapa në mbrojtje, bën presion, vendos ekipin para vetes, një shembull perfekt përulësie, pa ego. Nuk është çudi që është në nivelin e Topit të Artë dhe po lulëzon”, deklaroi Bale.

Ai bëri një krahasim edhe me ekipin e Realit.

“Te Real Madridi ishte pikërisht njësoj: asnjë lojtar nuk ishte më i madh se klubi, pavarësisht sa gola kishe shënuar, sa trofe kishe fituar apo çfarë këndonin tifozët. Ti e pranoje vendimin e trajnerit sepse stema vinte e para”.

“Këto ditë shumë futbollistë kanë këtë mentalitet ‘mendjemadhësie’, dhe jam i sigurt që mund të bëj një listë me emra, i zëvendëson dhe ata mërziten, largohen të nervozuar, e bëjnë gjithçka për veten e tyre. Futbolli ka ndryshuar, por ata që ende e kuptojnë thelbin, si Dembele nën Enrique, janë ata që përfundojnë duke fituar gjithçka”, deklaroi Bale. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights