Home > Uncategorized > 11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan

11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan

///
Comments are Off

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Siç tha tutje ai, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor./Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights