Skandali rreth ndarjes së yllit të Vinuicius Junior me të dashurën e tij, Virginia, po bëhet gjithnjë e më viral.
Sipas raportimeve të gazetarit Leo Dias, arsyeja e vërtetë e ndarjes nuk ishte thjesht një krizë në lidhje, por shfaqja e papritur e disa grave të tjera në Madrid. Raportohet se futbollisti kishte sjellë fshehurazi tre modele nga Brazili në Spanjë.

Takimi që çoi në fundin e marrëdhënies ndodhi në një restorant në Madrid. Gjatë darkës me Viníciusin, Virginia thuhet se u përball rastësisht me dy nga modelet që lojtari kishte ftuar në Spanjë.
Sipas mediave, kjo situatë e pakëndshme dhe tronditëse ishte goditja përfundimtare për besimin në marrëdhënien e tyre. /Klankosova.tv


