Home > Uncategorized > Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshje të zjarrta

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshje të zjarrta

///
Comments are Off

Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës, një javë që pritet të jetë vendimtare për shumë skuadra, si në garën për sigurimin e pjesëmarrjes në Evropë, ashtu edhe në luftën dramatike për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Edhe pse tashmë është mbyllur dilema sa i përket titullit kampion, pasi Drita ka siguruar matematikisht vendin e parë, emocionet vazhdojnë të jenë të mëdha në pjesën tjetër të tabelës.

Një nga sfidat më interesante pritet të zhvillohet mes Dukagjinit dhe Dritës, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, Malisheva do të përballet me Drenica, skuadër që javët e fundit ka treguar formë të mirë dhe ka arritur rezultate shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Një duel tjetër me shumë peshë zhvillohet ndërmjet Gjilani dhe Llapi, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina vazhdon të luftojë për t’iu shmangur pozitave që dërgojnë në Ligën e Parë.

Po ashtu, Ballkani, që tashmë ka humbur garën për titullin kampion, do të ketë përballë Prishtinën e Re, skuadrën e fundit në tabelë.

Ndërkohë, në kryeqytet, Prishtina do të përballet me Ferizajin, skuadër që gjithashtu ndodhet në një pozitë të vështirë dhe kërkon pikë të domosdoshme për të shmangur rënien nga liga.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen sot duke nisur nga ora 16:00 dhe do të transmetohen në platformën Artmotion, ndërsa pritet që kjo xhiro të sjellë zhvillime shumë të rëndësishme në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës./Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights