Home > Uncategorized > “Kam çka i jap vendit”, Avni Arifi flet për rikthimin e tij në politikë (VIDEO)

“Kam çka i jap vendit”, Avni Arifi flet për rikthimin e tij në politikë (VIDEO)

///
Comments are Off

Ish-diplomati Avni Arifi i ka hyrë garës për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, duke kandiduar me Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Arifi tha se kontributi i tij ka të bëjë me ndërtim të proceseve politike e diplomaci, që sipas tij, kjo fushë ka ngecje të dukshme, transmeton Klankosova.tv.

“Unë e kam një përvojë, tash më bëhen më shumë se 20 vjet që jam në politikë, kam qenë pjesë e proceseve të rëndësishme. Në ndërdijen time ekziston një bindje që kam çka me i dhënë vendit, edhe e kam për obligim që këtë njohuri, këtë përvojë, këtë dijeni me qit në dispozicion të vendit, nga bindja që e kam se proceset në Kosovë nuk janë në drejtim të duhur”, tha Arifi në Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights