Home > Uncategorized > Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeçar, në kërkim bashkëpunëtori

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeçar, në kërkim bashkëpunëtori

///
Comments are Off

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, autor i dyshuar i grabitjes së argjendarisë në Kamëz më 16 maj.

Siç bën me dije policia në pranga ka rënë shtetasi E.H, 22 vjeç, banues në Krujë, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, është i implikuar në vjedhjen argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish.

Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.

Verified by MonsterInsights