Home > Uncategorized > Një i vrarë dhe më shumë të plagosur në sulmet e fundit ruse

Një i vrarë dhe më shumë të plagosur në sulmet e fundit ruse

///
Comments are Off

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus në rajonin verior të Çernihovit në Ukrainë.

Një depo dhe një makinë u përfshinë nga flakët në një pronë në qytetin Novgorod-Siverskyi, pranë kufirit rus, tha shërbimi i emergjencës i Ukrainës, raporton Sky News.

Diku tjetër, katër persona u plagosën në një numër sulmesh ruse në rajonin qendror të Dnipropetrovskit.

Dje, presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky tha se Rusia po planifikonte “pesë skenarë” për një ofensivë të re ushtarake në Ukrainën veriore.

“Ukraina do të mbrojë veten dhe tani detyra jonë është të forcojmë shtetin tonë në mënyrë që asnjë nga pesë skenarët e Rusisë për zgjerimin e luftës përmes Ukrainës veriore të mos ketë sukses”, tha ai.

Verified by MonsterInsights