Faton Muja ka bërë të ditur se afro 1 milion euro janë investuar për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), ndërsa tashmë ka nisur procesi i dizensektimit në zonat endemike në Kosovë.
Ky investim synon parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht në zonat që konsiderohen më të rrezikuara. Institucionet shëndetësore dhe autoritetet lokale po ndërmarrin masa preventive për kontrollin e situatës dhe reduktimin e rrezikut për qytetarët.
EHKK vazhdon të mbetet një shqetësim për shëndetin publik në Kosovë, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse gjatë sezonit kur rastet mund të shtohen.




