Home > Uncategorized > Prishtina e Re me akuza të rënda ndaj gjyqtarëve të ndeshjes kundër Dukagjinit

Prishtina e Re me akuza të rënda ndaj gjyqtarëve të ndeshjes kundër Dukagjinit

///
Comments are Off

FC Prishtina e Re ka reaguar ashpër pas humbjes 2-3 ndaj KF Dukagjini në ndeshjen e fundit të sezonit, në kuadër të Superligës së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj gjykimit të takimit dhe vendimeve të arbitrave.

Përmes një deklarate publike, klubi nga Prishtina e Re ka theksuar se, pavarësisht se kishte humbur shpresat për mbijetesë në javët e mëparshme, objektivi kryesor ishte që sezoni të përmbyllej me dinjitet dhe me paraqitje sportive deri në fishkëllimën e fundit, transmeton Klankosova.tv.

Në reagimin e klubit, nënvizohet se ekipi ka hyrë në fushë me qëllim të luajë futboll të pastër dhe të luftojë për rezultat, por sipas tyre, ndeshja është ndikuar nga vendime të diskutueshme që kanë ndryshuar rrjedhën e lojës.

Djersa e sportistit, kur tentohet të tjetërsohet përmes atyre që duhet të jenë simbol i drejtësisë dhe integritetit, është dëshmi se për disa persona në komunitetin tonë të futbollit ndërgjegjja ka pushuar së ekzistuari”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit.

Ky reagim i ashpër vjen në fund të një sezoni të vështirë për Prishtina e Re, e cila nuk arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

 

 

Verified by MonsterInsights