Në seancën e së hënës në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, asamblistët votuan pro largimit të obeliskut “I Love Mitrovica”.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku tha se vetëm pesë asamblistë ishin kundër largimit të këtij simboli, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se problem i vetëm është shkrimi në shkronja latine, dhe jo në alfabet cirilik, siç ishte më herët.



