Home > Uncategorized > Dhuna nëpërmjet platformave online, Huduti: Edhe në rrjetet sociale duhet të ketë moral (VIDEO)

Dhuna nëpërmjet platformave online, Huduti: Edhe në rrjetet sociale duhet të ketë moral (VIDEO)

///
Comments are Off

Një rast jo shumë i zakonshëm u raportua ditë më parë në Vushtrri, ku si pasojë e një konflikti për një fotografi në rrjetet sociale, përfundoi në therjen e një gruaje nga ish-bashkëshorti.

Në emisionin “Kosova Today”, u komentua se sa rrjetet sociale po ndikojnë në përshkallëzimin e dhunës në shoqëri, transmeton Klankosova.tv.

Teologia, Igballe Huduti tha se rrjetet sociale sa e kanë anën pozitive, po aq e kanë edhe anën negative.

“Krahas asaj që është e rëndësishme për një person që është aktiv në rrjetet sociale, mirëpo në rrjete sociale duhet të ketë elemente të moralit e ndërgjegjësisë. Moral është që të kesh një dozë turpi, edhe në rrjetet sociale. Humbja e turpit të rinia jonë është e pamoralshme”, tha Huduti në Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights