Muzikanti legjendar i xhazit, Sonny Rollins, i cili njihej si “kolosi i saksofonit”, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.
Ai vdiq në shtëpinë e tij në Woodstock, New York, të hënën pasdite sipas një deklarate nga publicisti i tij, i cili e quajti atë “një nga figurat më të nderuara dhe me ndikim në muzikën amerikane”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rollins pati një karrierë të frytshme që filloi në fund të viteve 1940. Ai punoi me artistë si Miles Davis, Charlie Parker dhe John Coltrane dhe publikoi më shumë se 60 albume si udhëheqës i një grupi muzikor. Ai fitoi dy çmime Grammy përpara se sëmundja e frymëmarrjes ta detyronte të tërhiqej në vitin 2014.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.



