Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të akreditojë asnjë vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit pa kaluar paraprakisht procesin e verifikimit nga Prokuroria.
Sipas raportimeve, secili aplikues për vëzhgues do t’i nënshtrohet kontrollit dhe verifikimit institucional, ndërsa vetëm pas aprovimit do të mund të pajiset me akreditim nga KQZ-ja. Ky vendim lidhet me shqetësimet dhe dyshimet për parregullsi në proceset e kaluara zgjedhore.
Pas zgjedhjeve të fundit, qindra persona në cilësinë e vëzhguesve janë intervistuar nga organet hetimore nën dyshime për manipulim dhe keqpërdorim të votave, ndërsa pati edhe arrestime lidhur me procesin zgjedhor.





