Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj përpara në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet demokratike.
Në deklarimet e saj, Osmani ka theksuar rëndësinë e aleancave strategjike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurinë, zhvillimin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.
Ajo gjithashtu ka nënvizuar se partneriteti me SHBA-në mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të Kosovës dhe i domosdoshëm për forcimin e pozitës së vendit në arenën ndërkombëtare.





