Halil Kastrati ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë që u shkatërrua nga zjarri në Vushtrri.

Sipas raportimeve, iniciativa synon t’i vijë në ndihmë familjes së prekur nga ngjarja e rëndë, duke siguruar një banesë të re dhe kushte më të mira jetese.

Ky veprim është pjesë e angazhimeve humanitare të Kastratit dhe organizatës së tij për të ndihmuar familjet në nevojë në raste emergjente.