Gjatë një aktiviteti në Vushtrri, Vjosa Osmani vlerësoi kontributin historik të qytetit në rrugëtimin e Kosovës.
Ajo përmendi figura të njohura si Hasan Prishtina, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, duke theksuar rolin dhe sakrificën e tyre në periudha të ndryshme të historisë së vendit.
Sipas Osmanit, Vushtrria ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbrojtjen e shtetit të Kosovës.



