Home > Uncategorized > Zyrtare: Rudiger rinovon me Real Madridin deri në vitin 2027

Zyrtare: Rudiger rinovon me Real Madridin deri në vitin 2027

///
Comments are Off

Real Madridi ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin gjerman Antonio Rudiger.

Klubi madrilen ka njoftuar se 33-vjeçari ka firmosur kontratë të re, e cila do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në fund të qershorit të vitit 2027.

Rudiger ishte në vitin e fundit të kontratës së mëparshme, por drejtuesit e Realit vendosën t’ia zgjasin marrëveshjen, duke shpërblyer paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe rolin e rëndësishëm në repartin defensiv, transmeton Klankosova.tv.

Që prej transferimit si lojtar i lirë nga Chelsea në verën e vitit 2022, mbrojtësi gjerman është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të skuadrës madrilene, duke fituar disa trofe dhe duke qenë një nga liderët e mbrojtjes së “Los Blancos”./Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights