Home > Uncategorized > Arrestohet në Shtime i dyshuari për ngacmim të një gruaje

Arrestohet në Shtime i dyshuari për ngacmim të një gruaje

///
Comments are Off

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim në komunën e Shtimes, pas një ankese të paraqitur nga viktima.

Sipas raportit policor, ngjarja kishte ndodhur më 13 qershor 2026, rreth orës 13:00, kur një grua kishte njoftuar autoritetet se ishte ngacmuar nga një burrë, transmeton Klankosova.tv.

Pas veprimeve hetimore, më 16 qershor 2026, njësia e hetimeve arriti ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin. Ai është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtime 13.06.2026-13:00. Viktima femër kosovar, kishte njoftuar se ishte ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me datë 16.06.2026, njësiti i hetimeve ka arrit që ta arrestojë të dyshuarin dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Verified by MonsterInsights