Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se KFOR-i pritet të ketë deri në 3 mijë e 500 trupa në të ardhmen, në kuadër të vlerësimeve të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë.
Sipas tij, NATO mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ndërsa çdo vendim për numrin e trupave do të bazohet në zhvillimet në terren dhe nevojat operacionale.
Deklarata e Rutte vjen në një kohë kur çështjet e sigurisë në Kosovë dhe rajon vazhdojnë të jenë në fokus të institucioneve ndërkombëtare.
KFOR-i mbetet misioni kryesor i NATO-s në Kosovë, me rol të rëndësishëm në garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.



