Home > Uncategorized > E rëndë, vdes në QKUK fëmija që më 8 qershor ishte rrëzuar me trotinet elektrik në Gjilan

E rëndë, vdes në QKUK fëmija që më 8 qershor ishte rrëzuar me trotinet elektrik në Gjilan

///
Comments are Off

Një fëmijë ka vdekur dje në QKUK.

Ai ishte duke marrë trajtim mjekësor, pasi para gati dy javësh ishte rrëzuar nga trotineti elektrik.

Ngjarje kishte ndodhur saktësisht më 8 qershor në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve, transmeton Klankosova.tv.

Rasti është cilësuar nga organet e rendit si “Vetaksident trafiku me fatalitet”.

Verified by MonsterInsights