Ukraina ka kërkuar 6.6 miliardë euro nga Fondi Evropian i Paqes (European Peace Facility – EPF), me synimin për të siguruar mbështetje shtesë ushtarake në përballjen me agresionin rus.
Sipas raportimeve, kërkesa është paraqitur në kuadër të përpjekjeve të Kievit për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të garantuar furnizimin e vazhdueshëm me pajisje dhe armatime ushtarake.
Fondi Evropian i Paqes është mekanizmi përmes të cilit Bashkimi Evropian financon ndihmën ushtarake për vendet partnere, përfshirë Ukrainën, që nga fillimi i luftës me Rusinë.
Kërkesa pritet të shqyrtohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat do të vendosin për hapat e mëtejshëm lidhur me mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën.



