Home > Uncategorized > Formimi i institucioneve, Kurti i shmanget përgjigjes: “Po shkoj në Kryeministri”

Formimi i institucioneve, Kurti i shmanget përgjigjes: “Po shkoj në Kryeministri”

///
Comments are Off

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur komentet lidhur me procesin e formimit të institucioneve të reja, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur për zhvillimet politike dhe hapat e ardhshëm në lidhje me konstituimin e institucioneve, Kurti u përgjigj shkurt: “Po shkoj në Kryeministri”, pa dhënë sqarime të tjera.

Deklarata e tij vjen në një periudhë kur procesi i formimit të institucioneve mbetet në qendër të vëmendjes politike, ndërsa partitë vazhdojnë konsultimet dhe negociatat për krijimin e shumicës parlamentare.

Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja rreth konstituimit të institucioneve dhe qëndrimeve të subjekteve politike.

Verified by MonsterInsights