Zvarritja e procesit të konstituimit të institucioneve dhe mungesa e një zgjidhjeje politike kanë rikthyer debatin mbi normalizimin e një situate që shumë qytetarë e konsiderojnë të papranueshme.
Edhe pse vendi vazhdon të përballet me bllokadë institucionale, përfaqësuesit politikë kanë vijuar aktivitetet e tyre, ndërsa zgjidhja e ngërçit mbetet ende pa një afat të qartë.
Analistët vlerësojnë se zgjatja e krizës institucionale rrezikon të ndikojë në funksionimin e institucioneve, zbatimin e reformave dhe proceset e rëndësishme për qytetarët, përfshirë agjendën e integrimit evropian.
Në një situatë të tillë, shtohen pyetjet nëse klasa politike po e konsideron si normale një gjendje që po zgjat prej muajsh, ndërsa qytetarët presin formimin e institucioneve dhe rikthimin e funksionimit të plotë të shtetit.



